Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur lëvizjet e para në Policinë e Shtetit.
Siç mësohet, ai ka larguar si shef të Komisariatit të Rrugores në Tiranë Neritan Buzin, duke e transferuar në Pukë.
Po ashtu, edhe komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar, duke u emëruar shef i “Shigjetave” në Tiranë.
Ndërkohë, Hita ka transferuar edhe shefin e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Kreshnik Alimadhin, duke e dërguar në Lezhë si shef seksioni.









