-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trajneri i beson deri në fund Brojës, por merr humbjen e radhës

Kryesoret

Bërnli ka rihapur diskutimet për mbijetesën në Premier Ligë duke fituar me shifrat 2-0 ndaj Sauthemptonit ku Armando Broja ishte si zakonisht titullar.

Ishte pikërisht skuadra e sulmuesit shqiptar ajo që e nisi ndeshjen në sulm, duke krijuar raste, një prej të cilëve nga vetë Broja. Por me gjuajtjen e parë në portë Bërnli gjeti golin me Roberts, duke bërë më të thjeshtë ndeshjen. Sauthempton pësoi një goditje psikologjike dhe ekipi vendas krijoi raste të njëpasnjëshme duke shënuar në fund të pjesës së parë edhe golin e dytë me Kollins.

Broja u mundua të bënte diçka individualisht në pjesën e dytë, pasi nuk po shërbehej nga shokët e skuadrës, por ishte thuajse gjithmonë shumë larg portës kundërshtare. Ndaj ai mbylli edhe këtë ndeshje pa tundur rrjetën, ndërsa Sauthempton nuk ia doli të merrte një fitore që do ta katapultonte mes 10 ekipeve më të mira në Premier Ligë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit