Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaron se aktualisht Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk mund të zhbllokojnë Mariupol-in me mjete ushtarake.
Sipas presidentit ukrainas, nëse 3-4 për qind mbetet ende gjallë atje, “ky është maksimumi”.
Lajmin e ka bërë të ditur kanali francez i lajmeve BFM TV, duke cituar intervistën me Zelensky-n.
Kreu i shtetit tha se autoritetet ukrainase po bëjnë gjithçka që është e mundur për të zhbllokuar Mariupol-in.
“Sa i përket ushtrisë sonë, Federata Ruse nuk na lejon që sot t’i kalojmë këto 120 kilometra të okupuara. … për të arritur sot çlirimin ushtarak të qytetit të Mariupol-it. Kjo është e vërtetë. Ne nuk mund ta bëjmë sot”, theksoi Zelensky.
Presidenti beson se bllokada ruse e Mariupol-it i përngjan më shumë një “operacioni terrorist nga Federata Ruse” sesa një lufte.
Kjo, sepse përveç mbrojtësve ukrainas, në qytet janë të bllokuar edhe fëmijë dhe të moshuar.
“Gjithçka atje u shkatërrua – 95-98 për qind e të gjitha ndërtesave”, tha Zelensky, duke shtuar se bëhej fjalë për shkolla, kopshte, zona banimi, fabrika dhe më shumë.