Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se sanksionet e reja kundër Rusisë do të jenë më të forta.
Në një komunikim në rrjete sociale, presidenti ukrainas tha se Bashkimi Evropian po planifikon paketën e gjashtë të sanksioneve.
“Ne po punojmë për ta bërë atë vërtet të dhimbshme për makinën ushtarake ruse dhe shtetin rus në tërësi,” tha Zelensky, duke shtuar: “Sanksionet do të ofrojnë kufizime në sektorin energjetik të Rusisë, sektorin bankar, eksportet, importet dhe transportin”.
Ai gjithashtu tha se Rusia, ushtria ruse dhe komandantët e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e luftës, “Nuk mund të ketë drejtësi pa paqe”, ka thënë më tej ai.