-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analisti për skandalin e ambasadorit: Para serbe për fushatën e Vetëvendosjes?

Kryesoret

Analisti shqiptar që jeton në SHBA, Bleron Baraliu, ka komentuar skandalin e raportuar financiar në Slloveni dje të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Baraliu ka thënë se duhet të pritet edhe rrëfimi apo versioni i Berishës për çështjen në fjalë.

Ai ka shtuar se fakti që e shqetëson atë është se a ekziston rreziku se kompania “MB” e udhëhequr nga Berisha ka dhuruar para serbe për fushatën e Vetëvendosjes.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se është e çuditshme heshtja e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Postimi i plotë i Baraliut:

Për se nuk po përgjigjet në akuza ende Martin Berishaj?! Unë them para se me kryqëzu një njeri për krime të supozuara, në minimum duhet të presim për të dëgjuar rrëfimin e tij/saj. Por më shqetëson fakti që MB po hesht!

Çka më shqetëson edhe më frikshëm është pyetja se, vallë, a ekziston rreziku se MB ka dhuruar nga këto para serbe për fushatën e VVsë?! MB ka qenë kaherë mik i ngushtë i Kurtit dhe VVsë – nëse hesht Martini, nuk e di pse po hesht rdhe Albini?!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit