-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet hepatiti misterioz në Mbretërinë e Bashkuar

Kryesoret

Rastet e hepatitit me origjinë të panjohur, janë zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe tani po përhapen me shpejtësi në SHBA dhe Evropë.

Të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (PBSH), bëri të ditur se po monitoronte 84 raste të hepatitit të rëndë akut që u raportuan në Britani që nga 5 prilli dhe tha se priste më shumë raste në ditët në vijim.

Rastet tani janë regjistruar tek fëmijët në Danimarkë, Irlandë, Holandë dhe Spanjë, njoftoi Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në një deklaratë të martën.

Nëntë raste të dyshuara janë regjistruar gjithashtu në shtetin amerikan të Alabamas.

“Hetimet janë duke vazhduar në të gjitha vendet që raportojnë raste. Aktualisht, shkaku i saktë i hepatitit tek këta fëmijë mbetet i panjohur”, bën me dije ECDC.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit