-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: Këshillat bashkiakë do të kenë 50% gra dhe 50% burra

Kryesoret

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me kryetarët e degëve te LSI-së, ku fokusi ishte te fushata e ardhshme zgjedhore, dhe barazia gjinore, duke theksuar se këshillat bashkiakë do te kenë 50% gra dhe 50% burra.

Kryemadhi fajësoi qeverinë për blerje të zgjedhjeve duke theksuar se secili duhet të mësoj nga gabimet e tij, ndaj nuk është asnjëherë vonë t ja fillojmë nga fillimi.

“Është e vështirë të gjesh të rinj dhe të reja ti përfshish. Edhe sa i përket situatës që po kalon vendi është një kombinim krizash që Rama e ka krijuar me perfeksion. Drejt kësaj janë çuar rritjen e prodhimeve shqiptare. Bujqësia shqiptare është në krizë. Ministria e Bujqësisë është kthyer në zyrë propagande. Pavarësisht nga situata që ne jemi, duhet të ndjekim hap pas hapi jo vetëm nga ana programore planin e punës. I qëndrojmë 5 pikave të programit tonë, mes të cilave është edhe ndalja e shpopullimit.”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se shqiptaret besonin te ndryshimi, po u hasen me tradhëti.

“Shqiptarët besonin në ndryshim, por tradhtia që iu bë është një tradhti që do i kushtojë të ardhmes së vendit. A ka shanse? Ka pafund shanse dhe mundësi. Secili nga ne do gjejë veten te betejat që do të vijnë. Duhet të ristartojmë me energji të re dhe një pasion që gjendet brenda nesh. Një pjesë e jona është rritur me LSI. Kështu që mendoj që kemi mundësi pafund për të ristartuar dhe riorganizuar. E di që është e vështirë. Ne po bëjmë gati një listë të gjatë. Është proces që duhet të rrisë vigjilencën tonë. Duhet të jemi të kujdesshëm në evidentimin e agjendës sonë politike. Përballja me ta është humbje kohe. Është produktive për ne që të takohemi me qytetarët dhe anëtarët tanë”, u shprej Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit