-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Legalizimi i kanabisit? Çuçi u jep detyrat policëve: Mos u ngatërroni

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nano dhe të disa drejtorive kryesore të qarqeve me fokus kanabisin. Në një prononcim për mediat, ai tha se u dha detyrat për 4 muajt që vijnë.

“Mbledhja ishte për një analizë për planin e veprimit për katër mujorin e parë dhe detyrat për katër mujorin e ardhshëm. Në fokus është kultivimi i kanabisit.

Toleranca është zero. Policia ka të gjithë mundësinë dhe aftësinë, mënyrat për ta minimizuar fenomenin negativ. Ishte një takim pune i zakonshëm sikur u thashë” tha ai.

Por duket se shqetësimi i ministrit ka qenë për të sqaruar policët që legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore nuk ka të bëjë me luftën kundër kultivimit dhe për këtë arsye kërkoi tolerancë zero.

“Kjo është një cështje që diskutohet edhe me strukturat, ka pasur dhe ka një tendencë për ta konfunduar iniciativën e qeverisë edhe pas marrjes së përgjigjeve nga këshillimi kombëtar. 

Nuk ka lidhje fare me njëra tjetrën. Sikur ua përmenda sot strukturave, kjo nuk ka asnjë lidhje, do të shtojmë forcat në territor që të mos abuzojë askush, qoftë i keqkuptuar apo përdorur si mundësi për të krijuar një terren për të rritur kultivimin. Qëllimi është shumë i qartë. Tolerancë zero”.

Për rritjen e pagës për policët që shërbejnë jashtë vendbanimeve u justifikua. “Po mbyllen procedurat me akte nënligjore.

Kemi pasur një ngadalësim të procesit me krizën që ndodhi, por shumë shpejt besoj që muajin tjetër, të gjitha që kemi premtuar do të realizohen”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit