Pas tërmetit të parë, me magnitudë 5,7 ballë të shkallës Rihter, në Bosnje Hercegovinë janë regjistruar mbi 30 pastërmete me intensitet më të ulët. Këto janë të dhënat e Institutit Republikan Sizmologjik të Serbisë, raporton BHRT.
Më i forti ishte mëngjesin e sotëm në orën 4:20, me një forcë prej 4.4 gradë të shkallës Rihter. Në 2:59, forca ishte 4.3 shkallë, në 2:02 ishte 2.6 shkallë dhe në 1:55 ishte 2.9 e shkallës Rihter. Epiqendra e të gjithë tërmeteve ishin afër Stolacit.
Vetëm pak minuta pas të parit, është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte 23 kilometra në juglindje të Nevesinjes në një thellësi prej dy kilometrash.
Rreth një orë më vonë në këtë zonë ka ndodhur një tjetër tërmet. Sipas EMSC, ishte 3.9 gradë. Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 18 kilometra në verilindje të Stolacit në një thellësi prej 10 kilometrash.