Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar pas raportimeve se Kompania GEN në Beograd, e cila u përmend në një skandal në Slloveni, ku dyshohet se përfshihet edhe ambasadori kosovar, Martin Berishaj, ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit gjatë krizës energjetike të muajve të dimrit.
Nga KEK s’e kanë përmendur raportimin, por vetëm kanë dërguar një sqarim për importin dhe eksportin e energjisë.
Sipas saj, eksporti bëhet vetëm kur paraqiten tepricat dhe zakonisht gjatë natës.
Çmimi i importit të energjisë elektrike zakonisht është më i lartë në raport me çmimin e eksportit të energjisë elektrike, kjo për faktin se nevoja për import të energjisë elektrike shfaqet në kohën e pikut apo në kohën e konsumit maksimal (ditën), pra kohën kur ka mungesë të energjisë elektrike vendore por edhe në vendet e rajonit e më gjerë, thotë KEK.