Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 438.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,359, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 163 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.155 doza të vaksinës. Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.