-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pendarovski: Në BE se përmbushëm kriteret, jo prej historisë

Kryesoret

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se çdo vend kandidat për anëtarësim në BE duhet të vlerësohet sipas përmbushjes së kritereve dhe jo bazuar në çështje historike.

Maqedonia e Veriut ka përmbushur kriteret dhe duhet të vlerësohet sipas tyre, sepse këto janë kritere reale, u shpreh sipas Stevo Pendarovski. Duke shtuar se nëse Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria përqendrohen vetëm në zgjidhjen e çështjeve historike, atëhere do të jetë vështirë të arrihet një marrëveshje.

“Nëse përqendrohemi në kriteret reale për anëtarësim në BE: sundimin e së drejtës, luftën kundër krimit, liritë e njeriut, ne mund të arrijmë shumë shpejtë një zgjidhje të pranueshme. Nëse diskutojmë nëse në shekullin XI Car Samoili ka qenë bullgar, maqedonas apo armen, atëherë është vështirë të arrijmë pajtim. Historia le t’u lihet historianëve. Unë dhe kolegu bullgar Radev nuk jemi zgjedhur për zgjidhjen e çështjeve historike, se kush çfarë përkatësie etnike ka qenë në kohën e mbretërisë së Samoilit. Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët që të zgjidhim problemet e tanishme, standardin e jetës, investimet, jetë më të mirë për të gjithë”, tha Pendarovski.

Në Maqedoninë e Veriut si te mazhoranca edhe tek opozita ekziston vullnet politik  sa i përket futjes së bullgarëve në Kushtetutë. Sipas presidentit Pendarovski mbetet çështje kohe se kur do të bëhet kjo, por paraprakisht duhet një garanci, se pas kësaj pala bullgare nuk do të kërkojë përsëri ndryshimin e Kushtetutës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit