Me padurim, jo vetëm francezët por e gjithë Evropa, po pret të mësojë emrin që do të drejtojë Elysee-në pesë vitet e ardhshme, teksa exit-poll-i i parë i publikuar e shpall fitues presidentin aktual, Emmanuel Macron, me 58.1% të votimeve.
Sipas shifrave të publikuara nga mediat franceze “C News” dhe “Europe 1”, Macron është i përzgjedhuri i francezëve për mandatin 2022-2027.
Marine Le Pen nga ana tjetër, sipas sondazhit nga dy mediat, ka arritur të marrë 41.9% të votave.
Ajo çfarë bie më së shumti në sy gjithsesi, ishte abstenimi i francezëve.
Nga personat me të drejtë vote, 70.4% kanë marrë pjesë aktivisht në zgjedhje dhe abstenimi shkon në 29.6%.
Kjo është edhe shifra më e ulët e pjesëmarrjes në raundin e dytë të presidencialeve franceze që prej vitit 1969.
Të dy kampet po përgatitjen për marrjen e rezultateve të para pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 20:00.
Macron po e pret lajmin pranë kullës Eiffel ndërsa Le Pen, në kampin që ka ngritur ekipi i saj.