Rebecca Short është aq e fiksuar me filmat me krim në Netflix, sa së fundmi është martuar në fshehtësi me një serial killer.
Short u tha të afërmve se po shkonte për pushime në Disney World, Florida, kur në fakt ajo kishte shkuar të martohej me Manuel Ovante Jr në burgun Eyman, Arizona.
Familjarët e saj e morën vesh lajmin nga fotot që kishte postuar Rebecca në rrjetet sociale. Pas dasmës, një mik i saj tha për revistën The Sun: “Ajo ishte gjithmonë e fiksuar pas dokumentarëve të Netflix rreth vrasësve serial në Amerikë, por askush nuk mendonte se ajo do të largohej nga shtëpia dhe do të martohej me një të tillë”.
Nga ana tjetër partneri i saj është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak se në 2008, ai hyri për të vjedhur drogën në një shtëpi dhe vrau pronaren e shtëpisë dhe të ftuarit e saj.