-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fjalimi i fitores së Macron: Franca më e pavarur, Evropa më e fortë

Kryesoret

Me himnin e Bashkimit Evropian në sfond, ai u ngjit në skenë, fitues – si askush në këtë shekull për të dytën herë radhazi në Francë – nën moton “Të gjithë bashkë”.

“Faleminderit!”.

Këto ishin fjalët e para të presidentit të sapozgjedhur francez, Emmanuel Macron, por vëmendja, ishte vetëm për nga një drejtim: Franca më e pavarur, Evropa më e fortë.

“Pas pesë vjetësh të ndryshimeve shumë të vështira, shumica mes nesh, zgjodhi të më besojë mua edhe për pesë vitet e ardhshme”.

Macron vijoi duke pranuar se është i vetëdijshëm që shumë njerëz votuan për të jo sa për idealet e përbashkëta, por për të bllokuar të djathtën ekstreme. Ndaj një falënderim, shkoi edhe për ata.

Ai po ashtu pranoi edhe abstenimin më të madh që prej vitit 1969 në Francë.

“Heshtja e atyre që nuk votuan duhet dëgjuar dhe ne duhet t’i përgjigjemi atyre” deklaroi Macron përpara mbështetësve. “Dua që të dinë se e kuptoj detyrën që vjen me këtë privilegj”.

Lufta në Ukrainë sipas tij, është aty për t’i kujtuar francezëve se ata duhet të bëjnë zgjedhjet e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit