-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Njeriu i ri” në kohë krize

Kryesoret

Nga Arben Iliazi

“Njeriu i ri” është fitorja më e madhe e qeverisjes. Të gjithë jemi të dënuar të jetojmë në botën e pasigurisë, por jo “njeriu i ri”. “Njeriu i ri” nuk do as ujë 24 orë, as drita pa ndërprerje; nuk mërzitet me trafikun, nuk pyet për koston e parkimit, nuk do përmirësim të transportit publik, nuk do rrugë të reja, nuk do të hajë darkë jashtë, nuk do të takohet me shokë e miq, nuk e feston kurrë ditëlindjen e vet, nuk merr pjesë në fejesa, martesa, ahengje… Marton fëmijët pa ceremoni familjare, divanin ku ka parë Tv gjith jetën ia lëshon nuses së djalit; jep rryshfet kur mundet dhe nuk e quan sakrificë, heq dorë nga plotësimi i të gjitha dëshirave, mjaft të mos mërzitet udhëheqja lart.

Ai është humanitar dhe liberal. Parapëlqen të sakrifikojë edhe më shumë. Nuk e tremb rritja e çmimeve, s’pyet për inflacionin, zë radhë për të paguar drita, ujë, taksa gjithfarëlloj dhe ndjen një lehtësi të madhe kur paguan. Zoti e di si i përballon kostot, pa i zgjatur dorën shtetit!  I thanë: ti nuk je i varfër kur fiton 140 euro në muaj! Mandje mund të jetosh si princ. Ok, tha, ju e dini më mirë! Mua më dalin llogaritë…

Kur i thua kujdes, pyet stomakun, se ai nuk do t’ia dijë, të thotë: do ta dënoj stomakun! Kur i kujton rritjen e rrogës, mendon se ka ndodhur ndonjë fatkeqësi; kur i thua se dhënia e një page normale është çelësi i suksesit, të thotë është shenjë dobësie.

Kur i thua se karburantet, uji, dritat, ushqimet mund të shtrenjtohen edhe më shumë, rend me vrap në treg, me para hua, që të mos ketë rënie konsumi, nga frika se mos falimenton shteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit