Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia pas përndiqte dy vajza të mitura.
E. H., banues në Tiranë ishte vënë prej kohës pas një 15-vjeçareje dhe një vajze tjetër 16 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe“, thuhet në njoftimin e policisë.