Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e ka treguar gjithmonë se është krenare për prejardhjen e saj dhe një fanse numër një kur vjen puna tek ushqimet tradicionale të vendit tonë.
Rita ka treguar disa herë se në familjen e saj flitet shqip dhe se ruhen traditat shqiptare ku kryesisht gatuhen ushqime tradicionale shqiptar.
Artistja ka postuar së fundmi disa video në rrjetet sociale ku tregon për ndjekësit e saj se si mund të bëhet një tarator. Në një video në “Tik Tok”, këngëtarja ka vendosur në sfond melodinë e “Valles së Rugovës” (remix) teksa tregon për fansat ingredientën që duhen dhe si bëhet.