Një propozim i fundit ka ardhur nga Kievi, ku kërkohet që zhvillimi i raundit të radhës për bisedimet e një traktati të mundshëm të paqes, të zhvillohen në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Mariupol, Azovstal.
Një prej këshilltarëve të Volodymyr Zelensky, e ka propozuar këtë gjë, duke paramenduar se Vendodhja dhe domethënia e saj, mund të ndikojë në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit.
Po ashtu, duke qenë aty të pranishme të dyja palët, mund të arrihet më thjeshtësisht edhe një marrëveshje mbi evakuimin e banorëve dhe ushtarëve, të cilët gjenden prej javësh brenda fabrikës.
Në tërësi, mendohet se rreth 1 mijë persona po gjejnë strehim aty.
Teksa, nga ana e autoriteteve ruse, ende nuk ka një përgjigje mbi këtë propozim nga Kievi.