-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armina flet hapur për problemet shëndetësore dhe planet për fëmijë

Kryesoret

Ajo është një nga blogeret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Është fjala për Armina Mevlanin, e cila numëron 2 milionë ndjekës në “Instagram”.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here bën bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, ku zbulon detaje si nga jeta profesionale ashtu edhe private.

Së fundmi, Armina ka vendosur në “Instastory” kutinë e pyetjeve ku fansat kanë qenë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth saj. E Mevlani duket se nuk i është shmangur asnjë pyetje dhe është përgjigjur pa problem.

Një ndjekëse ishte kurioze të dinte nëse e frikëson ndjenja e të qenit e vetmuar.

“Ndjehesh ndonjëherë e vetmuar, dhe të frikëson kjo gjë?”, pyet ndjekësi, të cilit Armina i përgjigjet: “Mua më pëlqen edhe vetmia! Frikë nuk kam sepse jap shumë dashuri dhe duke dhënë e gjej veten edhe duke marrë. Por siç thashë, disa momente vetmie na bëjnë të gjithëve mirë”.

“Ku do të zgjidhje të jetoje mes Parisit, Milanos, Londrës dhe Nju Jorkut?”- shkruan një tjetër ndjekës tjetër dhe Mevlani i kthehet: “Milano është shtëpia ime e dytë duke qenë se po punoj me disa projekte atje. Por nëse do të zgjidhja, unë gjithmonë e kam dashuruar Nju Jorkun”.

Nga ana tjetër nuk kanë munguar as pyetjet deri diku në lidhje me jetën private. Një fans e pyeti moderatoren e njohur se kur mendon se është mosha ideale për t’u bërë prind.

Armina nuk dha detaje në lidhje me jetën e saj personale, por shprehu se është diçka që ndihet përbrenda.

“Nuk ka një moshë! Ajo ndihet përbrenda, kur ju të jeni gati dhe kur të ndiheni të plotësuar nga ana shpirtërore”, shkroi blogerja e dashur për publikun.

Një tjetër ndjekëse e ka pyetur Arminën në lidhje me problemet shëndetësore duke i kërkuar edhe këshilla.

Armina nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe ta pranojë problemin që ka kaluar duke këshilluar ndjekëset e saj për hapat që duhet të ndjekin për të pasur rezultat.

“Po dhe nuk e kam fare problem ta pranoj. Pikë së pari duhet të bëni një analizë hormonale për të kuptuar problemin. Pastaj e kam trajtuar me kontraceptivë (të cilët nuk e këshilloj sepse sapo i lë kthehesh në pikën A). Fillova të bëj kërkime dhe këto gjëra funksionuan për mua për balancën hormonale. Pasi i bëra të gjitha këto kam një cikël të rregullt”, shkruan Armina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit