-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ramazani/ Kreu i Myslimanizmit shqiptar: 2 gjërat e Zotit, afrim tek e mira dhe largim nga e keqja!

Kryesoret

Me perëndimin e diellit dhe dëgjimin e ezanit të parë, besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Nesër fillojmë agjërimin e muajit të Ramazanit, të mëshirës, faljes dhe amnistisë për njerëzit që të reflektojnë dhe të pastrohen nga veset e këqija”, u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.

Në shenjë reflektimi dhe falënderimi për gjithçka, besimtarët  myslimanë agjërojnë për 30 ditë.“Ramazani do të thotë të fshijë mëkatet, sepse njerëzit gabojnë”, u shpreh Spahiu.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët myslimanë në nisje të muajit të madhërishëm të Ramazanit.

“Zoti 2 gjera ka vendosur, afrim tek e mira dhe largim nga e keqa. I uroi të gjithë besimtarëve një agjërim të lehtë dhe të pranuar”, u shpreh ai.

Muaji Ramazanit është dhe muaji i bamirësisë i cili në fund pas 30 ditësh agjërim përmbyllet me festen e Fihter Bajramit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit