Në ditët e fundit në Shqipëri janë regjistruar ngjarje të pazakonta.
Katër ditë më parë një 43-vjeçari Ermal Muçolli pas një sherri me një efektiv policie në zonën e Yzberisht për një gjobë për parkim të gabuar, e mori përpara me makinë duke i thyer këmbën.
“Do të pi një kafe dhe do iki, mos e vendos gjobën” ishte kërcënimi i autorit, por polici refuzoi duke i mbushur letrat dhe në fund rrezikoi jetën, ndërsa tashmë mund të mbetet invalid.
Efektivi i policisë Z. Musaj 51-vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori pas hekurave ku e pret një dënim shembullor. Mbrëmë në Sarandë ndodhi një tjetër ngjarje e rëndë.
43-vjeçari Ibrahim Duda, i cili mësohet se kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu qëlloi me thikë duke lënë të plagosur dy vëllezër.
Arsyeja? Ai pretendon se i kishin shtypur qenin dhe për këtë arsye tentoi t’i vriste. Dy të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa autori në kërkim.