Një ekip nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së do të mbërrijë nesër në termocentralin bërthamor të Çernobilit të Ukrainës për të kontrolluar sistemet e funksionimit.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Fafael Grossi do të kryesojë misionin e ekspertëve për të dërguar pajisjet, kryerjen e vlerësimeve radiologjike dhe rivendosjen e sistemeve të monitorimit të masave mbrojtëse.
“Drejtori i Përgjithshëm Rafael Grossi drejton misionin e parë të plotë të ndihmës të ekspertëve të sigurisë, sigurisë dhe mbrojtjeve në #Ukrainë. Duke u larguar nga Vjena, ata do të mbërrijnë në NPP të Çornobilit të martën për të ofruar pajisje, për të kryer vlerësime radiologjike dhe për të rivendosur sistemet e monitorimit të masave mbrojtëse.“-thuhet në njoftimin e agjensisë.









