-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutuan “plakun” e mafies greke, policia zbulon gjurmët e para të autorëve

Kryesoret

Janë publikuar detaje të reja nga vrasja e të quajturit “plaku” i mafies greke.

Giannis Skaftouros, 55-vjeç u vra mesditën e sotme në sy të familjes së tij.

Mediat kanë raportuar se autoritetet kanë gjetur motorin e autorëve që kryen atentatin ndaj 55-vjeçarit.

Mësohet se njëri prej 2 motorëve ka pasur defekt gjatë arratisjes, e për pasojë 2 prej autorëve janë detyruar ta braktisin mjetin në mes të rrugës dhe të largohen.

Sipas informacioneve paraprake autorët ishin katër persona që po lëviznin me dy motorë.

Ata ndaluan pranë shtëpisë dhe dy prej tyre të veshur me maska hynë në oborrin e shtëpisë ku ndodhej 55-vjeçari me rreth 10 të afërmit dhe miqtë dhe kanë qëlluar disa herë me kallashnikov.

Nga plumbat mbeti i plagosur për vdekje 55-vjeçari, ndërsa vajza e tij 22-vjeçare u plagos lehtë dhe u transportua në spitalin “Attikon”.

Në vendngjarje u gjetën mbi 15 gëzhoja kallashnikov dhe një gëzhojë 9 mm.

Me me një biografi të mbushur në botën e krimeve, pasi njihet nga policia për shkelje të rënda penale, përfshirje në vrasje dhe rrëmbimin e Perikli Panagopoulos pronar anijesh.

Emri i bosit 55-vjeçar është përfshirë gjithashtu në procese gjyqësore me kriminel bandash të natës, për shantazh, zjarrvënie dhe vepra të tjera të rënda. Në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Koridalos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafies shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit