-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Imitonte rrobat e Zarës, pronarja shqiptare në Angli do të përballet me ligjin

Kryesoret

Kompania e njohur e modës Zara ka kërcënuar butikun e një pronareje shqipatre, me pretendimin se bën veshje identike.

“House of Zana” me qendër në Darlington, Angli, është kërcënuar me veprime ligjore nga gjigandi spanjoll i modës, i cili pretendon se marka është “konceptualisht identike”.

Avokatët duan që Amber Kotrri, e cila hapi dyqanin e saj në 2019 pas tregtisë online, të ndryshojë emrin dhe markën.

Kotrri tha se ndryshimi i emrit do të ishte “gjëja e fundit që dua të bëj”.

Ajo mori një njoftim kundërshtimi nga Zara kur u përpoq të markonte emrin House of Zana (Shtëpia e Zanës), e ndjekur nga një letër nga avokatët e kompanisë shumëkombëshe që argumentonte se biznesi i Kotrrit ishte “në mënyrë konfuze i ngjashëm” për klientët.

Letra shkruante se emri Shtëpia e Zanës “hollon veçorinë dhe reputacionin e markës Zara”.

Kotrrit iu kërkua të riemërtonte biznesin e saj dhe të hiqte të gjitha markat ekzistuese, por ajo refuzoi.

Ajo tha se nuk kishte “asnjë rrezik që dikush të na ngatërronte me Zarën” dhe ndryshimi do të “shkaktonte dëme të pariparueshme” në biznesin e saj.

Pronarja e butikut e filloi biznesin ndërsa jetonte me bashkëshortin e saj në Shqipëri.

Ajo gjihtashtu shtoi se “emri ynë është shumë kuptimplotë dhe personal për ne dhe nuk përbën kërcënim komercial për Zara-n dhe tregun e tyre masiv”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit