15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë

Kryesoret

Kane Tanaka, personi më i vjetër në botë, ka ndërruar jetë në Japoni në moshën 119-vjeçare, sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së Japonisë.

Tanaka lindi më 2 janar 1903 dhe vdiq më 19 prill, tha ministria. Rekordet Botërore të Guinness thanë se u trishtuan kur dëgjuan për vdekjen e Tanaka-s. “Ajo u bë personi më i vjetër i gjallë në janar 2019 në moshën 116 vjeç e 28 ditë,” shkroi Guinness në Twitter.

“Ajo është gjithashtu personi i dytë më i vjetër i regjistruar ndonjëherë, pas Jeanne Calment, që jetoi deri në moshën 122-vjeçare”.

E lindur në vitin 1903, Tanaka u martua me një pronar dyqani orizi në moshën 19-vjeçare dhe punoi në dyqanin e familjes deri në moshën 103-vjeçare. Ajo i mbijetoi dy herë kancerit dhe jetoi një sërë ngjarjesh historike, përfshirë dy Lufrat Botërore, gripin spanjoll të vitit 1918 si edhe pandemisë së Covid-19.

Rekordet Botërore Guinness thanë se “titujt e personit më të vjetër që jeton dhe gruas më të vjetër aktualisht janë duke u hetuar” dhe se detaje të mëtejshme do njoftohen më vonë.

Në vitin 2020, një në çdo 1,565 njerëz në Japoni ishte mbi 100 vjeç – më shumë se 88% e tyre gra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit