Në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë, janë shëruar 14 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet në vend janë dhënë 1.825.379 doza të vaksinës.
Ndërkaq, janë 442 raste aktive me Covid-19 në të gjithë vendin.