Mesditën e sotme, është rrëzuar një avion trajnimi në Osmangayi të Turqisë.
Menjeherë pasi u rrëzua, avioni shpërtheu duke marrë flakë. Zjarrëfikësit dhe epikpi i emergjencës shëndetësore kanë mbërritur menjehrë në vend. Sipas raportimeve të para, tre persoan kanë humbur jetën, sipas Haber Turk.
Guvernatori i Bursës, Yakup Canbolat, tha për Anadolu Agency (AA) se avioni stërvitor TC-UTT T2002JF model 2002, i cili u ngrit nga aeroporti Yunuseli për qëllime stërvitore, me siguri është rrëzuar për një arsye teknike.
Canbolat tha, “Zjarri fillon me rënien. Si pasojë e rrëzimit të avionit stërvitor humbën jetën piloti dhe studenti piloti”.