Recpitetat në skenë po kthehet në trend mes të rejave që ndjekin nga afër koncertet e këngëtarëve në Tiranë. Pas rastit të Maluma-s në sheshin “Nënë Tereza”, tashmë është Olsi Bylyku që ka mbetur pa fjalë kur në duar i kanë arritur recipetat e një vajze, e cila më pas është zbuluar se është edhe një emër i njohur i show biz.
Mirëpo duket se disa vajza teksa shihnin Olsin duke performuar në skenë kanë dalë nga “vetja” dhe janë munduar që t’i tërheqin vëmendjen.
Ina Kollcaku një prej personazheve që u bë e njohur falë pjesëmarrjes së saj në “Përputhen 1”, ka hequr recipetat ngjyrë të zezë dhe ia ka hedhur këngëtarit.
Në videon e mëposhtme shihet Olsi, i cili i merr dhe me batutë thotë se e kanë ngatërruar me Malumën, teksa u shpreh se do t’i linte aty dhe personi që i a hedhur mund të shkonte ti merrte sërish. “Kush i ka hedhur këto, mos i ka hedhur na një çun, ore mos më keni ngatërruar me Malumën, nejse po i le aty, hajdeni merrini nga ora 4”, dëgjohet të thotë këngëtari.