Serbia duhet të tregojë qartë se ku do të jetë dhe nëse vërtet dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë sanksionet kundër Rusisë. Megjithatë, asnjë vendosje sanksionesh nuk do të zëvendësojë mbikëqyrjen tonë të lirive të medias apo të drejtave të njeriut”, tha eurodeputetja gjermane Viola von Cramon.
Në një intervistë për portalin Nova, ajo tha se Serbia mund të mbështetet te ndihma e BE-së nëse vendos sanksione ndaj Rusisë, por kjo nuk nënkupton automatikisht një rrugë më të lehtë për vendin drejt anëtarësimit.