Ështl mbyllur me sukses numërimi i votave për kryetarin e degës së Mirditës.
Pas numërimit të fletëvotimeve fitues i garës rezulton Albert Melysh.
Po ashtu dega e PD-së në Peqin do të drejtohet nga Mustafa Pashja, me 50.6% të votave.
Demokratët e Devollit do të kenë në krye Elvis Hajdërlli, i cili ka fituar me 60.7% të votave.
Njoftimet e plota nga Komisionit të Rithemelimit:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet z. Mustafa Pashja me 50.6 % të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Mirditë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Mirditë shpallet z. Albert Mëlyshi me 56 % të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Devoll.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Devoll shpallet z. Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave.