-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga shtëpia prej 101 m2 deri tek makina 6 mijë euro, si e justifikoi prokurori i Tiranës pasurinë?

Kryesoret

KPP ka konstatuar parregullsi në vendosjen e pasurisë së Prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj.

Shkalla e parë e vettingut ka vendosur të hap hetime ndaj tij për shkak se të mos justifikimit të burimit të të ardhurave duke përfshirë këtu,  një apartamenti, për një autoveture të kunatit që e ka përdorur ndër vite, si dhe për konstatimet që lidhen me profesionalizmin.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar sipas Komisionit se prokuroria ka porositur në 2004 një apartament në Tiranë me sipërfaqe 101.4 m2 në Tiranë, kundrejt shumës prej 39 mijë e 546 euro. Në deklaratën e tij ai shënonte se si dhurim për këtë apartament është një hua në shumën prej 4 milionë lekës të marra nga babai në po të njëjtit vit që bleu pasurinë. Ndërkohë në 2005 ai deklaron se po nga babai ai ka marrë një tjetër hua në vlerën e 500 mijë lekëve. Komisioni tha se nga analiza paraprake ka rezultuar se familja e subjektit të rivlerësimit nuk ka pasur burime financiare për të dhënë dy hua në vlera të tilla.

Komisioni tha gjithashtu se subjektit kishte pasur në përdorin një automjet të blerë nga kunati i tij, në çmimin e 6 mijë eurove. Prokurori e ka përdorur për një kohë të gjatë automjetin dhe sipas relatoreve, “subjekti i rivlerësimit është sjellë si pronar i automjetit dhe nuk ka provuar mundësinë e kunatit për blerjen e kësaj pasurie”. Për të provuar këtë, komisioni tha se në momentin kur mjeti ishte vënë në shitje si kontakt ishte vënë numri i prokurorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit