Një efektiv policie po hetohet pas plagosjes së Joan Muçllarit në Pogradec, djali i një biznesmeni të njohur në zonë, por edhe të njohur për policinë për shkak të disa sulmeve ndaj tij. Po verifikohet roli i një oficeri policie, i cili është i afërm me njërin nga personat e ndaluar si i dyshuar për dhënie ndihme të dy autorëve të krimit.
Njëri nga personat e arrestuar ka lidhje familjare me oficerin e policisë i cili dyshohet se mund të ketë pasur rol në ngjarje për të ndihmuar autorët.
Efektivi po hetohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore dhe Prokuroria e Pogradecit.
Pesë persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë përkrahur autorët dhe kanë penguar në zbardhjen e të vërtetës për plagosjen me armë zjarri të djalit të biznesmenit në Pogradec.
Joan Muçllari, mbeti i plagosur në një atentat ditën e djeshme. I riu mori një plumb në këmbë, ndërsa dyshohet se ka marrë edhe një plagë tjetër në pjesën e kokës në afërsi të qafës, ku dyshohet se mund të jetë goditur me mjet prerës.
I plagosuri është djali i Jetmir Muçllarit, pronar i hotelit Voloreka.
Të arrestuar në lidhje me ngjarjen janë shtetasit:
-Fatjon Bono;
-Kristian Kresto;
-Hekuran Gjona;
-Ledion Shkullaku;
-Rudi Shaho.
Vijojnë në kërkim 2 autorët e ngjarjes:
-Firdeus Berberi.
-Griseld Maxhari.
Kujtojmë se ngjarja e ndodhur ditën e djeshme (të hënën) , ka lidhje me një atentat që është bërë në gusht të vitit 2020 në Hotel Voloreka në Pogradec.
Joan Muçllari, djali i pronarit të hotelit, në atentatin e parë u ka shpëtuar plumbave, pasi ishte në hotel duke fjetur në momentin e breshërisë së dy viteve më parë./ BW