Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pavarësisht faktit që në Kosovë ka një numër të vogël rastesh me Covid-19 dhe prej javësh nuk ka viktima, në botë sërish është regjistruar rritje e rasteve me koronavirus.
MSH u bën thirrje qytetarë që të vaksinohen me dozën e parë ata që ende nuk e kanë bërë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
“Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, prej disa javësh, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Por, në vende të ndryshme të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar. Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.