Gjatë takimit të presidentit rus Vladimir Putin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, nga OKB-ja raportohet se Putin ka rënë dakord “në parim” për përfshirjen e OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut “Azovstal” në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
“Diskutimet vijuese do të zhvillohen me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare dhe Ministrinë e Mbrojtjes Ruse,” tha zëdhënësi i OKB-së Stéphane Dujarric.