-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia pezullon dërgesat e gazit në Poloni

Kryesoret

Rusia ka pezulluar dërgesat e gazit natyror në Poloni përmes tubacionit të gazit Yamal-Evropë.

Lajmi u raportuar të martën e 26 prillit nga portali polak i lajmeve “Onet”, duke cituar burime brenda Qeverisë polake dhe kompanisë shtetërore të energjisë PGNiG.

Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Moska apo Varshava.

Sipas publikimit, Ministria e Çështjeve Klimatike nuk është informuar paraprakisht nga Rusia për ndalimin e dërgesave.

Më herët të martën, Polonia vendosi disa sanksione të reja kundër gjigantit shtetëror rus të energjisë Gazprom, i cili zotëron 48% të aksioneve në një kompani polake që është bashkëpronare e tubacionit të gazit Yamal-Evropë.

Për më tepër, një përfaqësues i qeverisë polake për infrastrukturën strategjike të energjisë, Piotr Naimsky, tha se Varshava nuk ka ndërmend të paguajë për gazin rus në rubla, gjë që kërkohet sipas mekanizmit të ri të pagesës të prezantuar nga Moska në fillim të këtij muaji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit