-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të trafikonte drogë drejt Malit të Zi, arrestohet 43-vjeçari në Shkodër

Kryesoret

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi tentoi të trafikonte një sasi lënde narkotike ‘kanabis’ në drejtim të Malit të Zi.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 43-vjeçari që tentoi të trafikonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në drejtim të Malit të Zi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në pikat  e kalimit kufitar, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm, në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, një automjet me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., 25 vjeç dhe pasagjer shtetasin Sh. K., 43 vjeç, në çantën e këtij të fundit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 43 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit