-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatmir Limaj: Kur isha ministër i Transportit, nxora Kosovën nga balta

Kryesoret

Fatmir Limaj, kryetari i “Nismës” deklaron se kur ishte ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit e ka nxjerrë Kosovën nga balta.

“Ne e kemi ndryshuar jetën e njerëzve, ne e kemi nxjerrë Kosovën prej lloqit (baltës). Cep më cep Kosovën prej lloqit e kemi nxjerrë… S’ka pjesë të Kosovës që se kam nxjerrë prej lloqit….Lere t’i çka flasin këta qyqa”, është shprehur në ATV Limaj.

“Për mua është me rëndësi një ministër jo me ardhë me kaubojka po me bë punën me ja pa hairin dikush”, thotë ai.

Në zgjedhjet e vitit 2010, të cilat PDK i fitoi, Fatmir Limaj doli si më i votuari në Kosovë. Në qeverinë Thaçi u zgjodh si Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës. Gjatë mandatit të tij 3-vjeçar në krye të Ministrisë së Transportit janë shtruar 1300 km rrugë. Gjithashtu ai nënshkroi kontratën për Rrugën e Kombit: Morinë-Prizren-Prishtinë-Merdare që u lidh me pjesën e përfunduar të autostradës në Shqipëri. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit