Gazetari i lindur në Gjermani me prejardhje ruse, Sergej Sumlenny, sërish i ka bërë thirrje qeverisë së Ukrainës që të njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai ka shkruar se në një kohë që Kosova e mbështet Ukrainën, është kohA që kjo e fundit të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Kosova mbështet Ukrainën. Është koha që Ukraina të njohë Kosovën. Është me të vërtetë e vështirë të besohet se Kosova – një vend të cilin Rusia dëshiron ta fshijë siç dëshiron Rusia ta fshijë Ukrainën; e cila vuan nga e njëjta luftë propagandistike ruse – nuk është njohur ende nga Ukraina”, ka shkruar ai në Twitter.