Guterres do të vizitojë Kievin pasi të diskutojë për luftën në Ukrainë me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, tha në një deklaratë zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Guterres, i cili do të udhëtojë për në Kiev përmes Polonisë, do të takohet me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba dhe Presidentin Zelensky.
OKB-ja njoftoi gjithashtu se gjatë vizitës së Guterres në Moskë, ranë dakord me Rusinë për evakuimin e civilëve nga uzina Azovstal në rajonin e Mariupolit.