-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hovenier: Drejtësi për personat e zhdukur në Kosovë

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, tha se edhe pas më shumë se 20 vjetëve, familjarët nuk kanë përgjigje për më të dashurit e tyre që u zhdukën me dhunë në luftën e fundit.

Hovenier tha se duhet të bëhet më shumë për të siguruar drejtësi dhe për ta përfunduar çështjen e personave të zhdukur.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe pas më shumë se 20 viteve, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi dhe përmbyllje për këto familje dhe ata që i humbën”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit