Liqeni i Ohrit rrezikon të mos jetë më pjesë e UNESCO-së vitin e ardhshëm për shkak të problematikave të tij në mirëmbajtje apo dhe të ndërtimeve për rreth zonës.
Liqeni shtrihet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe në të dyja anët ai ka shfaqur një sërë problematikash, nga ku dhe UNESCO ka bërë një listë me 32 pika që duhen rregulluar urgjentisht nga të dy shtetet.
Deri më tani liqeni ka qenë përgjegjësi vetëm e dy bashkive, edhe pse problematikat si sektori i ndërtimit, infrastruktura, aktiviteti minerar, menaxhimi i mbetjeve kërkojnë zgjidhje nga instanca më të larta shtetërore.
Nëse problematikat nuk do të gjejnë zgjidhje deri vitin e ardhshëm, ai do të jetë një aset natyror i rrezikuar nga zhdukja.