-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Musk kërkon anulimin e një sërë postimesh në Twitter, Gjykata e refuzon

Kryesoret

Kërkesa e Elon Musk për të anuluar një marrëveshje me entin rregullator për letrat me vlerë dhe bursën, lidhur me një sërë postimesh në rrjetin Twitter në vitin 2018, ku ai pretendonte se kishte fonde të mjaftueshme për ta privatizuar firmën Tesla, u refuzua nga një gjykatës federal në Nju Jork.

Gjykatësi Lewis Liman po ashtu hodhi poshtë mocionin për të anuluar fletëthirrjet ndaj zotit Musk në të cilat kërkohen të dhëna lidhur me shkelje të mundshme të marrëveshjes së tij me agjencinë federale amerikane që zbaton ligjet kundër manipulimeve në treg.

Agjencia federale që njihet shkurtimisht si SEC, “Securities and Exchange Commission” po heton nëse kreu i firmës Telsa e shkeli marrëveshjen nëntorin e kaluar ndërsa kërkoi mendimin e ndjekësve të tij në rrjetin Twitter nëse duhet të shesë 10% të aksioneve të tij Tesla.

Situata e ka burimin tek një marrëveshje e tetorit të vitit 2018 me SEC, në të cilën zoti Musk dhe firma Tesla ranë dakord të paguanin 20 milionë dollarë gjoba nga secila palë, për shkrimet e zotit Musk në Twitter se kishte para të mjaftueshme për ta privatizuar firmën Tesla me çmimin 420 dollarë për aksion.

Por zoti Musk nuk kishte fonde për ta bërë këtë gjë dhe firma e makinave elektrike vazhdon të jetë publike. Por çmimi i aksioneve të kompanisë Tesla u rrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit