-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia hakmerret ndaj partisë së Johnson, mbi 200 deputetë konservatorë të sanksionuar

Kryesoret

Rusia ka vendosur rreth 300 deputetë britanikë në listën e zezë të sanksioneve, duke i akuzuar ata për nxitjen e “histerisë rusofobike”.

Sanksionet u vendosën si përgjigje ndaj vendosjes së kufizimeve të ngjashme nga Britania ndaj 386 parlamentarëve rusë më 11 mars, tha ministria e jashtme e Moskës. Midis 287 të listave të zeza janë anëtarët e kabinetit, duke përfshirë Jacob Rees-Mogg, ministrin për mundësitë e Brexit dhe George Eustice, sekretarin e mjedisit. Lista përfshin gjithashtu Sir Lindsay Hoyle, Kryetarin e Dhomës së Komunave dhe deputetët laburist Diane Abbott dhe Barry Gardiner.

Nga 287 të sanksionuar, 213 janë nga Partia Konservatore dhe 74 janë nga Laburistët. Lista duket të jetë e vjetëruar pasi disa nga të sanksionuarit nuk janë më në parlament, duke përfshirë Dominic Grieve dhe Sir Nicholas Soames, të cilët të dy u larguan në 2019. Rusia kishte sanksionuar tashmë Boris Johnson, si dhe Dominic Raab, zëvendëskryeministrin, Liz Truss, sekretarin e jashtëm dhe Ben Ëallace, sekretarin e mbrojtjes.

Johnson tha se deputetët duhet ta konsiderojnë si nder përfshirjen në listë dhe shumë e mirëpritën përfshirjen në të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit