vërtetë që Rusia po përdor furnizimin e gazit si një mënyrë për të shantazhuar shtetet.
Peskov u shpreh se ka një rregull të ri për vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, për mënyrën e furnizimit me gaz, që do të kryhet vetëm me Rubla, por nuk e bëri të ditur nëse ndonjë vend kishte rënë dakord të paguajë me rubla.
“Kjo nevojë është diktuar nga fakti se, siç e dini, një sasi e konsiderueshme e rezervave tona janë bllokuar. Prandaj, nuk bëhet fjalë për ndonjë shantazh”, tha ai.
BE-ja e bëri sot komentin për shantazh nga Rusia, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von de Leyen u shpreh sot se Moska po e përdor gazin si mjet shantazhi për BE-në, pasi vendosi të ndërpresë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë.
Moska tha se kjo ishte për shkak se ata kishin refuzuar të paguanin në monedhën ruse, rubla