Sinjalet që vijnë nga Sofia për heqjen e vetos ndaj Shkupit, mbeten kontradiktore.
Brukseli thekson se nuk ka më kohë për të humbur dhe se konferencat e para ndër qeveritare me Tiranën dhe Shkupin, nuk duhet të ishin më një temë bisede.
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi, këtë të mërkurë ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski për të folur për përshpejtimin e negociatave.
Nesër ai do të vizitojë Shqipërinë dhe thelbi do të jetë integrimi dhe procesi i negociatave që ende nuk është hapur për shkak të bllokimit nga Sofja.
“Fillova vizitën time në Maqedoninë e Veriut me Kryeministrin@DKovachevski. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë përpjekjet tona për të nisur negociatat para përfundimit të FR PRES në një kohë vendimtare është pjesë e Europës! Nuk ka kohë për të humbur për të përshpejtuar procedurat!”, shkruan Varhelyi.
Started my visit to North Macedonia with PM @DKovachevski. We are committed to continue our efforts to start the negotiations before the end of FR PRES in a crucial time. 🇲🇰is part of Europe! No time to waste to speed up the procedures! #Skopje pic.twitter.com/YMh9kfXbBN
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 27, 2022