-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vettingu e shkarkoi, Imeraj: Kjo është drejtësi komuniste, nuk jam maloke

Kryesoret

Ditë e trishtë për drejtësinë shqiptare”. Kështu e cilësoi avokati i huaj që Elizabeta Imeraj kishte marrë për t’u mbrojtur përballë trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të vettingut që sot vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

Tashmë e larguar nga sistemi, ish-drejtuesja e prokurorisë së Tiranës e krahasoi gjyqin që asaj i është bërë me drejtësinë në sistemin komunist dhe aludoi për ndërhyrje të forta për përjashtimin e saj. Por nuk foli me emra.

Kam bërë me dije që aktet e dosjes në shkallë të parë, në KPK, një ndër elementët ishte një kartelë pasurie e falsifikuar në emrin tim. Për këtë arsye duke qenë se nga Kadastra është kthyer përgjigje se ky akt nuk është lëshuar ndonjëherë dhe që kur kam lindur deri sot, 43-vjeç nuk kam asnjë pronë brenda apo jashtë vendit.

ONM ka paraqitur një sërë gjetjesh që ka kërkuar përshtatshmëri apo papërshtatshmëri është paraqitur një denoncim në emrin e Rrahim Shehut. Në Shqipëri gjashtë persona janë me këtë emër, por asnjëri nuk rezulton të ketë bërë denoncim. Një tjetër denoncim është bërë nga Valentino Imeraj, por nuk rezulton asnjë me këtë emër.

Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk janë ndjerë rehat. Do ju tregoj diçka që lidhet edhe me origjinën time; në 1974 në Tropojë, sigurimi i shtetit burgosi një mësuese, Rukie Rama për agjitacion dhe propagandë, dy dëshmitarë të rremë dhe një denoncim anonim, e futën brenda.

Zonja vuajti burgimin, por arriti që të merrte pafajësinë. Nëse reforma në drejtësi e 2022-shit ka si shëmbëlltyrë kthimin në 1974, po, Elizabeta Imeraj e meriton shkarkimin” tha ajo.

Pak javë më parë, Elizabeta Imeraj publikoi disa mesazhe në të cilat sipas saj, Genta Bungo e quante “maloke” dhe kërkonte shkarkimin e saj. Dhe sot, Imeraj nuk kishte si të mos e përmendte.

Dhe tani për ta mbyllur, jo si maloke, as duke ngritur zërin, vlen që të merreni cdo element të dosjes. Nuk jemi të përsosur, por procesi i vettingut të mos shndërrohet në gjueti shtrigash, që dikush të mos e dëshirojë Elizabeta Imerajn si drejtuese të prokurorisë së Tiranës apo prokurore” tha ajo.  

Në fund një paralajmërim se beteja për drejtësi vazhdon. “U premtova fëmijëve të mi përpara se të nisesha këtu, se e vërteta absolute triumfon” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit