Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i është kundërpërgjigjur ministrit të drejtësisë, Ulsi Manjës për të përndjekurit politikë.
Ai si fillim ka falënderuar ministrin për faktin që i përmend ata, por sipas Alibeajt, Manja e bënë këtë sa për sy e faqe.
“Ulsi dua të bëj një gjë, dua të falënderoj ty për faktin që i përmend të përndjekurit politikë. E di që nuk e ndjen, por fakti që i përmend duhet të jap si kredo, për që të jesh i sinqertë deri në fund duhet të zbatoni dhe dy pika. Për Havzi Nelën ke një qëndrim ti?
E dyta për kolegun tuaj që në whatssupin e grupit i thurte lavde Enver Hoxhës, a mbajte ndonjë qëndrim? Për sa i përket dëmshpërblimit, këtu kemi qenë ku 3 a 4 muaj më parë, dëmshpërblimi ka qenë mizerablet me 1 miliard lekë, e kështu duhet të jemi të sinqertë, për pjesën më të persekutuar të shoqërisë shqiptare.
Po ligjin e dekomunistizimit, ke ti këllqe për ta mbështetur, kjo tregon sesa të pikon në zemër nga këta,” ka thënë Alibeaj teksa ka kërkuar që Manja ta çojë deri në fund thirrjen e tij.