Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen në krye të qeverisë në Malin e Zi. Sipas Bashës, zgjedhja e Abazoviç si kryeministër është një moment historik për kombin shqiptar.
“Urimet më të përzemërta Dritan Abazovic për votëbesimin nga Parlamenti si Kryeministër i Malit te Zi. Ky është një hap i rëndësishëm për rrugëtimin evropian të Malit të Zi dhe moment historik historik për kombin shqiptar. Të priftë e mbara Dritan Abazovic”, shkruan Basha.