Pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Tiranës do të jetë ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Arens Çela.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 10 vota pro dhe asnjë kundër caktimin e Arens Çelës në postin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës.
Vendimi është marrë këtë mesditë, pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të ish-drejtueses së prokurorisë së kryeqytetit, Elisabeta Imeraj.